Matemi dhe Dita e Ashures!

Të dashur besimtarë, ashikë e myhibë bektashinjë, për 10 ditë, ne, bota bektashiane mbajtëm Matem, mbajtëm zi, për Qerbelanë, për 72 dëshmorët e saj, me Imam Hysejnin në krye, qe u vetflijuan per sakrificen njerëzore. Kjo sakrificë gjithmonë do të mbetet një simbol i paharruar dhe që rikujtohet çdo vit në këto 10 ditë.
Besimtarët Bektashinjë me shumë pikëllim, perulësi dhe respekt e perkujtojnë këtë nodhi dhe emrin e hyjnorit Imam Hysen dhe 72 dëshmorëve te Qerbelasë, si dhe mallkojnë veprat e Jezidit te mallkuar!
Gjithashtu për përkujtimin e heroit te Qerbelasë dhe dëshmorëve të tij, ne ditën e 11 te muajit Matem mbahet ceremonia e “Ditës së Ashures”, ku vetë dita e 11 nënkupton Ashure. Ashurja është një ëmbëlsirë që pregatitet me grurë, ujë, misër, arra, sheqer… si dhe shumë prodhime që dalin nga toka. Ashurja një ëmbëlsirë që besimtarët Bektashinjë e pregatisin për të gjithë të afërmit e tyre duke u dëshiruar shëndet,dashuri e paqe mbi ta dhe familjet e tyre!

Bashkësia Fetare Bektashiane njofton të gjithë besimtarët se sonte dera është e hapur për vizita në Teqen e Hidër Babait – Kërçovë.

Nësër prej orës 10:30 siç është tradita bëhet ndarja e Ashures në Teqen e Hidër Babait – Kërçovë.

Me respekt,

Bashkësia Fetare Bektashiane – BFB.

Leave a Reply