Në këtë ditë të shenjtë për kulturën dhe identitetin tonë kombëtar, 22 Nëntorin, kur u vulos drita e alfabetit shqip, Bashkësia Fetare Bektashiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut përcjell urimet më të sinqerta për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.
Le të kujtojmë me nderim përpjekjet e të parëve tanë, të cilët, përmes penës dhe dijes, ndriçuan rrugën e kombit tonë. Ashtu si drita e vatrës Bektashiane, që përçon paqe, dashuri dhe unitet, le të na udhëheqë edhe shkronja jonë e shenjtë për të ruajtur kulturën, gjuhën dhe identitetin tonë.
Qofshin gjithmonë të ndriçuara rrugët e dijes dhe të besimit!
Me respekt,
Bashkësia Fetare Bektashiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut


