Ditëlindja e Imam Hasanit

Ai (Zoti), është Më i Larti i të Lartëve!O Zot, bekoje Hasanin, djalin e zotërisë të pejgamberëve dhe trashëgimtarin e amanetetve të Prijësit të Besimtarëve.Paqja qoftë mbi ty, o biri i të Dërguarit të Zotit.Paqja qoftë mbi ty, o biri i zotërisë së trashëgimtarëve të amaneteve. Dëshmoj se ti o biri i Prijësit të Besimtarëve, je i besuari i Zotit dhe i biri i të besuarit të tij, ke jetuar si i shtypur dhe ke ndërruar jetë shehid dhe dëshmoj se ti je Imami i udhëzuar dhe udhëzues.O Zot, bekoje shpirtin dhe trupin e tij në vendin tim në këtë orë me më të mirat bekime.Duke ofruar përshëndetje dhe duke shprehur përkushtim dhe dashuri dhe duke dëshiruar pranimin e faljeve dhe adhurimeve,më 15 Ramazan, i urojmë ditëlindjen e bekuar të fisnikut të Ehli Bejtit të pagabueshëm dhe të pastër, Imam Hasan Muxhteba, alejhi selam, selisë së shenjtë të Kutbit Alem, Xhanit Xhanan, Imamit Zaman, Hazreti Mehdiut, Zoti e shpejtoftë ardhjen e tij të uruar, dhe të gjithë besimtarëve të udhës së ndritur të Ehli Bejtit të Resulullahut, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi ta!

Leave a Reply