Të dashur besimtarë, ashikë e myhibë bektashinjë, me rastin e festës së Kurban Bajramit, Bashkësia Fetare Bektashiane u dëshiron të gjithë besimtarëve përparim, jetë të gjatë, lumturi e fatbardhësi, edhe gjithë të tjerëve besimtarë që festojnë këtë festë si festë e sakrificës së Ibrahimit (a.s) dhe durimin e Ismailit (a.s). Shenjtëria e tyre na ndihmoftë në çdo aspekt të jetës, si sivjet me shpresë nga Zoti i gjithësisë se do ta presim e do ta festojmë këtë festë si çdo vit.
Gëzuar Kurban Bajramin! Zoti ju bekoftë!


