Të dashur besimtarë, ashikë e myhibë bektashinjë, siç e dini bota Islame dhe Bektashinjt kanë mbajtur 10 ditët e Matemit apo dit zie, në nder të martirëve të Qerbelasë me Imam Hysejnin në krye, qe u vetflijuan për sakrificen njerëzore. Kjo sakrificë gjithmonë do të mbetet një simbol i paharruar dhe që rikujtohet çdo vit në këto 10 ditë.
Besimtarët Bektashinjë me shumë pikëllim, perulësi dhe respekt e perkujtojnë këtë nodhi dhe emrin e hyjnorit Imam Hyseni dhe 72 dëshmorëve te Qerbelasë, si dhe mallkojnë veprat e Jezidit te mallkuar!
Gjithashtu për përkujtimin e heroit te Qerbelasë dhe dëshmorëve të tij, ne ditën e 11 te muajit Muharem mbahet ceremonia e “Ditës së Ashures”, ku vetë dita e 11 nënkupton Ashure. Ashurja është një ëmbëlsirë që pregatitet me grurë, ujë, misër, arra, sheqer… si dhe shumë prodhime që dalin nga toka. Ashurja një ëmbëlsirë që besimtarët Bektashinjë e pregatisin për të gjithë të afërmit e tyre duke u dëshiruar shëndet,dashuri e paqe mbi ta dhe familjet e tyre!
Bashkësia Fetare Bektashiane njofton të gjithë besimtarët se sonte teqeja është e hapur për vizita në Teqen e Hidër Babait – Kërçovë.
Nësër prej orës 10:30 siç është tradita bëhet ndarja e Ashures në Teqen e Hidër Babait – Kërçovë.
Me respekt,
Bashkësia Fetare Bektashiane – BFB në RMV.


