Në këtë ditë të shenjtë dhe të lavdishme të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar dhe të Pavarësisë, Bashkësia Fetare Bektashiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut përcjell urimet më të ngrohta për gjithë shqiptarët anembanë botës.
Kjo ditë na kujton jo vetëm shpalljen e Pavarësisë në Vlorë më 1912, por edhe emrin dhe veprën e ndritur të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Heroit tonë Kombëtar. Flamuri që valëvitet sot krenar, është simbol i betejave dhe sakrificave të tij për të mbrojtur tokat tona dhe për të ruajtur identitetin, besimin dhe kulturën kombëtare.
Lutemi që fryma e bashkimit dhe qëndresës së Skënderbeut të jetë udhërrëfyese për ne sot dhe për brezat që vijnë. Paqja, harmonia dhe dashuria për atdheun qoftë gjithnjë drita që na bashkon.
Gëzuar 28 Nëntorin! Qoftë kjo ditë një frymëzim i vazhdueshëm për liri, unitet dhe përparim!
Me respekt dhe përzemërsi,
Kryesia e Bashkësisë Fetare Bektashiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut


